Pjesëtarët e mbijetuar të rezistencës përballen edhe njëherë me Urdhrin e Parë, dhe konflikti legjendar midis Jedit dhe Sith arrin kulmin duke i dhënë fund historisë Skajuoker.
Një roje sigurie, Richard Jeuell, shpëton mijëra jetë nga shpërthimi i një bombe në Lojërat Olimpike të vitit 1996, por më pas i duhet të përballet me shtypin dhe FBI-në të cilët e akuzojnë për akte terroriste.
Xho March reflekton dhe kujton jetën e saj duke treguar historinë e dashur të motrave March. 4 motra të cilat duan ta jetojnë jetën e tyre sipas mënyrës se vet.
Një miliarder kinez hap një fabrikë xhamash në Ohajo ku punëson më shumë se 2000 amerikanë. Ditët e para të shpresës dhe optimizmit i hapin rrugë përplasjes së teknologjisë së avancuar të Kinës me klasën punëtore të Amerikës.
Një film i animuar i nominuar për Oscar! Historia e Naoufelit, një djalosh i dashuruar me Gabrielën. Kurse në anën tjetër të qytetit një dorë e prerë arratiset nga një laborator, në kërkim të trupit të saj...
Dy ushtarëve të rinj britanikë gjatë Luftës së Parë Botërore u jepet një mision i pamundur:
të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm në territorin armik dhe që do shpëtonte 1600 jetë, njëra prej të cilave jeta e vëllait të njërit prej ushtarëve.
Kjo histori tregon luftën e një avokati të thjesht dhe të familjeve të një komuniteti në Virxhinian Perëndimore që luftuan me vite kundër një prej kompanive më të mëdhaja kimike në Amerikë për të mbrojtur jetët e tyre dhe për të vendosur drejtësinë.
Historia e jashtëzakonshme e arratisjes së skllaves Harriet Tubman dhe shndërrimi i saj në një nga heroinat më të mëdha të Amerikës, guximi, zgjuarsia dhe këmbëngulja e së cilës çliruan qindra skllevër dhe ndryshuan rrjedhën e historisë.
Maleficenti dhe Aurora fillojnë të vënë re ndryshimet mes mbretërisë së njerëzve dhe asaj të Moorit.
Gjërat komplikohen kur qëllimet e liga do të nisin luftën mes këtyre mbretërive dhe kur fuqitë e errëta të futen në lojë.
U VENDOS VERSIONI FULLHD! Në vitin 1966 projektuesi amerikan i automjeteve, Carroll Shelby dhe shoferi, Ken Miles përballen me korporatat, me ligjet e fizikës dhe me djajtë e tyre të brendshëm për të ndërtuar një makinë revolucionare garash për Fordin dhe për të sfiduar Ferrarin në Le Mans.
Bazuar në një histori të vërtetë. Tom Henks, në rolin e Roxhersit, ikonës së emisioneve për fëmijë në Amerikë. Miqësia e pamundur mes Roxhersit dhe gazetarit cinik Lojd Vogël, i cili duhet të bëjë një profil të prezantuesit, për revistën ku punon. Çuditërisht, pas takimeve me personalitetin televiziv, të mbushur me mirësi, Vogëli arrin ta ndryshojë kryekëput jetën e tij...
Historia e rojes së farit dhe ndihmësit të tij të ri i cili e ka të ndaluar të ngjitet lart tek drita. Të ngecur në shkëmbin ku ndodhet fari kurioziteti i tij e çon në fatalitet dhe në sekrete të tjera.
Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë.
Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.
30 vjet pas rolit të saj në "Magjistari i Ozit", aktorja dhe këngëtarja shumë e dashur, Xhudi Garland, shkon në Londër për një tur koncertesh. Aty, rrjedha e jetës së saj fillon të ndryshojë.
Nëse vendosni për të parë një film te vitit 2019, atëherë ky është një film kryeveper Koreane, që e lë Hollywood-in në baltë për këtë, sepse po harxhon kohë kot duke bërë remake. Ky është një film shumë i bukur ku janë harxhuar shumë pak para, por që i kalon pritshmerit pozitivisht.
Të gjithë të papunësuar, familja e Ki-taekit shfaq interes të theksuar për Parqet me hijeshi për të jetuar derisa përfshihen në një incident të papritur...
Astronauti Roy McBride merr përsipër një mision përmes sistemit diellor për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së babait të tij dhe ekspeditës së tij të mallkuar që 30 vite më pas kërcënon universin.